Teknologjia (nga greqishtja TECNE-zeje-zanat ,përvoje dhe LOGOS- Shkencë) është një koncept i gjërë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një definicion i saktë për termin "Teknologji", sidoqoftë, nuk ekziston; "teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat, harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund të aplikohet në përgjithësi ose në kategori specifike si p.sh: "teknologjia e konstruktimit", "teknologjia mjekësore", ose "teknologjinë e përkryer" (state-of-the-art).
Teknologjia ka ndikuar shoqërinë në mënyra të ndryshme. Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë (përfshirë ekonominë globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërëre të lirë (në aspektin e kohës dhe punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, në dëm të Tokës dhe Natyrës.

Teknologjia paraqet njërin nga lëmenjtë kryesor në jetën bashkëkohore të njeriut, është pjesë e pandarë e veprimtarisë së përditshme të tij dhe sinonim i gatishmërisë për t’u marrë me problemet e të së tashmes dhe të së ardhmes.
Natyra i ofron njeriut një numër të madh të materialeve te cilat i shfrytëzon ashtu si i merr nga natyra , ndërsa një pjesë tjetër i vë në përdorim pasiqë me punën e vet duke e zbatuar përvojen e fituar dhe mundësit shkencore dhe teknike i prodhon dhe i perpunon varësisht nga nevoja.
Zhvillimet e fundit të teknologjisë, përfshirë "shtypin", telefonin, dhe Internetin, kanë zvogëluar barrierat fizike të komunikimit dhe kanë lejuar njerëzit të komunikojnë në shkallë globale. Sidoqoftë, teknologjia nuk është përdorur vetëm për qëllime paqësore; zhvillimi i armëve me fuqi shkatërruese gjithmonë më të lartë ka ecur përgjatë historisë, nga armët më të thjeshta primitive në armët nukleare .Teknologjia e lartë bashkëkohore i ofron premtime të mëdha njerëzimit. Ajo tenton të depërtoj në çdo fushë të jetës sonë për hir të përsosshmërisë së saj. Arritjet në shkencat e mjeksisë, ekonomisë, transportit, sikurse edhe teknologjisë informative i japin një mundësi më shumë njerëzimit për një jetë më të mirë. Ndërkohë mbas gjithë këtij optimizmi mund të pyesim; a do të thotë që jeta jonë ëshët më e kompletuar, më e sigurt, më e lumtur dhe më njerëzore? Përgjigjja padyshim është “JO”. Familja si një institucion bazë e shoqërisë ka kaluar nëpër një ndryshim drastik që ka ndikuar në të gjitha nivelet e shoqërisë.Për shkak të ndryshimeve teknologjike me të cilat sot bota po ballafaqohet, vlerat tradicionale që përcaktojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe, po bëhen gjithnjë e më pak bazë modeli për sjelljen dhe veprimet njerëzore. Gjërat që tradicionalisht perceptoheshin të mira, sot shpesh shihen si të liga, përderisa gjërat që dikur trajtoheshin të këqija sot shihen më pozitivisht.